Barcelona në vitet e fundit është përqendruar më shumë në ruajtjen e skuadrës sesa në blerje e shitje të shumta, por ndërsa vazhdon të përballet me kufizime të rrepta financiare dhe probleme me tavanin e pagave, klubi katalanas po tregohet gjithnjë e më i hapur ndaj ofertave.
Verën e kaluar, Fermin Lopez dhe Marc Casado u lidhën ngushtë me një largim të mundshëm, ndërsa emri i këtij të fundit pritet të rikthehet sërish në qendër të diskutimeve.
Së fundmi, është raportuar se Casado do të ishte i hapur për një transferim në Arabinë Saudite gjatë kësaj vere.
Pas përfundimit të afatit veror, ai firmosi me super-agjentin Jorge Mendes, i cili ka lidhje të forta me Lindjen e Mesme.
Alarmohen Barcelona dhe Chelsea, Julian Alvarez zgjedh destinacionin e tij të preferuar
Një lëvizje e tillë mund të nënkuptonte një “pauzë” disa vjeçare nga futbolli evropian, me mundësinë që lojtari të rikthehej më pas në Evropë në kulmin e karrierës së tij dhe me siguri të konsiderueshme financiare.
Nga ana tjetër, është raportuar gjithashtu se Barcelona po përpiqet ta bindë Casadon të nënshkruajë një kontratë të re.

Vinicius ka vendosur një rekord të padëshiruar pas penalltisë së humbur ndaj Man Cityt
Zhvillimi më i fundit vjen nga Arabia Saudite, ku gazeta katalanase Sport raporton se përfaqësues nga Arabia Saudite do të zhvillojnë një takim me agjentët e lojtarit për të kuptuar nëse ai do të ishte i interesuar për transferimin.
Nëse ai jep dritën e gjelbër, Fondi i Investimeve Publike do të miratonte një marrëveshje që tejkalon shumën prej 40 milionë eurosh.
Duke pasur parasysh se verën e kaluar çmimi i tij u përmend rreth 30 milionë euro, si dhe faktin që këtë sezon ai ka luajtur dukshëm më pak krahasuar me vitin e kaluar kur u përfshi edhe në kombëtaren e Spanjës, duket pak e mundshme që Arabia Saudite të paguajë një shumë kaq të lartë mbi vlerën e tregut në këto rrethana./Telegrafi





