Prokurori i Shtetit, Jeton Koca, ka dhënë dorëheqje.
Ky vendim i tij, është aprovuar me pesë vota pro gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK).
Kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi ka thënë se dorëheqja e prokurorit, Jeton Koca do t’i dorëzohet presidencës për aprovim.
Ndërkaq, zëvendëskryesuesi i KPK-së, Dardan Vuniqi shprehu mirënjohjen për kontributin e Kocës në sistemin prokurorial në vend. /Telegrafi/






