Anya Taylor-Joy shfaqet me dizajn të Victoria Beckham dhe tërheq vëmendjen me stilin elegant në New York

Anya Taylor-Joy ka tërhequr vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në New York, duke zgjedhur një fustan nga linja e Victoria Beckham, në një moment kur familja Beckham po përballet me tensione publike me djalin e tyre, Brooklyn. Aktorja e “Queen’s Gambit...

Magazina

Anya Taylor-Joy ka tërhequr vëmendjen gjatë paraqitjes së saj në New York, duke zgjedhur një fustan nga linja e Victoria Beckham, në një moment kur familja Beckham po përballet me tensione publike me djalin e tyre, Brooklyn.

Aktorja e “Queen’s Gambit” u shfaq elegante me një stil minimalist, duke kombinuar fustanin e bardhë me taka dhe një paraqitje të thjeshtë, por shumë të rafinuar.

Dalja e saj u interpretua nga shumëkush si një shenjë mbështetjeje ndaj Victoria Beckham, mes debatit të bujshëm familjar, shkruan DailyMail.

Kjo paraqitje vjen teksa Anya po promovon projektet e saj të reja, përfshirë filmin “The Super Mario Galaxy Movie”, ku rikthen rolin e Princeshës Peach.

Ndërkohë, drama në familjen Beckham vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa çdo detaj publik interpretohet nga fansat dhe mediet. /Telegrafi/