Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski, në seancën e sotme në Kuvend për pyetje të deputetëve, dha shpjegim më të gjerë rreth eDMS, sistemit që nënkupton menaxhim të plotë elektronik të dokumenteve.
“Ky sistem është i vetmi që garanton se përmes arkivit elektronik nuk mund të keni lëndë të humbura, as lëndë në sirtar. Shpërndarja e lëndë kryhet deri te personi i fundit në institucion, dhe me përmirësimet që kemi bërë, ju keni kontroll të plotë mbi atë lëndë, domethënë, e dini në çdo moment nëse është në fazën e përgatitjes, kontrollit apo nënshkrimit”, tha Andonovski në fjalimin e tij.

Lidhur me sigurinë kibernetike të sistemit, ministri u përgjigj se kur e trashëguan, kishte dobësi sigurie, por përmes një plani specifik veprimi ato u hoqën, kështu që sot siguria e tij është e garantuar.
“Në dy muajt e parë, ne kryem testime serioze dhe të plota të sigurisë së sistemit dhe të gjitha mangësitë, përmes një plani veprimi, u kapërcyen, kështu që sot mund të jem i sigurt dhe të flas para jush se sistemi nuk mund të prishet në gjendjen e tij aktuale. Të dhënat që kam aktualisht janë se numri i dokumenteve të ruajtura në sistem është dyfishuar, dhe Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale tashmë ka rreth 20 mijë lëndë të regjistruara, për periudhën e shkurtër të përdorimit të sistemit”, shtoi Ministri Andonovski.
Axhenda e Reformës, në pjesën e operacioneve të plota arkivore të shtetit, parashikon tre hapa që, nëse përmbushen, do t’i sjellin shtetit më shumë se 8 milionë euro, dhe gjysma e detyrës është përfunduar tashmë.





