Analizat PCR dalin negative, nuk konfirmohet murtaja e ruminantëve në Kolonjë

Nacionale

Kanë rezultuar negative analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë, të dyshuar si të infektuar nga murtaja e Ruminantëve të Vegjël. Si rrjedhojë, aktualisht qarku i Korçës mbetet i paprekur nga murtaja e Ruminantëve të Vegjël. Sektori i Veterinarisë në Korçë fillimisht kishte ngritur dyshime pas analizave paraprake për praninë e sëmundjes, […]

Madhësia e shkronjave

Kanë rezultuar negative analizat PCR për tufën e bagëtive të imta në Kolonjë, të dyshuar si të infektuar nga murtaja e Ruminantëve të Vegjël. Si rrjedhojë, aktualisht qarku i Korçës mbetet i paprekur nga murtaja e Ruminantëve të Vegjël.

Sektori i Veterinarisë në Korçë fillimisht kishte ngritur dyshime pas analizave paraprake për praninë e sëmundjes, ndërsa vetëm pak minuta, mbrëmjen e kësaj të shtune, laboratori ka konfirmuar se tufa e bagëtive të imta nuk ka qenë e infektuar.

Ndërkohë, autoritetet veterinare bëjnë me dije se mbetet në fuqi ndalimi i shtegtimit të blegtorisë dhe transportit të kafshëve drejt zonave dhe vendeve fqinje, si masë parandaluese deri në vlerësimin e plotë të situatës epidemiologjike.