Ballina Nacionale Analisti Mentor Shala : Pas rezultatit zgjedhor kishte prapavijë dhe plan të...

Analisti Mentor Shala : Pas rezultatit zgjedhor kishte prapavijë dhe plan të qartë

1

Analisti politik Mentor Shala, në emisionin Gazeta, deklaroi se pas rezultatit të zgjedhjeve të mbajtura dje kishte prapavijë dhe planifikim të mirëfilltë politik.
Sipas tij, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që nga 9 shkurti nuk ka qenë i interesuar për krijimin e institucioneve, por për blerje kohe deri në gjetjen e një date të përshtatshme zgjedhore.
“Ai nuk ka qenë i interesuar të krijojë institucione. Ka qenë i interesuar të blejë kohë dhe të ndërtojë strategji që, kur të vijnë zgjedhjet, ta marrë rezultatin dhe 50 për qindëshin. Gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur plan dhe strategji, ndërsa në njëfarë mënyre i ka mbajtur në terren partitë opozitare,” u shpreh Shala.