Albin Kurti feston ditëlindjen e 51-të në veri të Mitrovicës, befasohet me tortë nga bashkë-partiakët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka festuar këtë të martë ditëlindjen e tij të 51-të, në një atmosferë të ngrohtë mes bashkëpunëtorëve dhe miqve politikë. Me këtë rast, ai ka publikuar në Instagram një video nga momenti i festimit, ku shihet duke...

Magazina

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka festuar këtë të martë ditëlindjen e tij të 51-të, në një atmosferë të ngrohtë mes bashkëpunëtorëve dhe miqve politikë.

Me këtë rast, ai ka publikuar në Instagram një video nga momenti i festimit, ku shihet duke e kremtuar ditën e tij të veçantë në shoqërinë e anëtarëve të Lëvizja Vetëvendosje.

“Në një ditëlindje të re, por edhe një festim ndryshe. Kësaj here rastisi që të isha me aktivitet në veri të Mitrovicës, me ç’rast kolegët dhe miqtë e pranishëm në aktivitet kishin përgatitur një befasi për mua. Ju faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar Albin Kurti në mbishkrimin e videos.

Në pamje, kryeministri shihet teksa pranon një tortë të përgatitur nga stafi i një ëmbëltoreje, të cilën më pas e pret dhe ua shpërndan të pranishmëve. Festimi u zhvillua në një atmosferë të thjeshtë dhe miqësore, ku të pranishëm ishin edhe disa nga figurat e njohura të partisë.

Mes tyre u panë Donika Gërvalla, Faton Peci, Hajrulla Çeku dhe Arjeta Fejza, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Lëvizja Vetëvendosje.

Videoja është shoqëruar me reagime dhe urime të shumta nga ndjekësit e tij, të cilët i kanë uruar shëndet dhe suksese në vazhdim të mandatit. /Telegrafi/