Albin Kurti: Eksporti i shërbimeve të TIK-ut u rrit me 386% – Teknologjia, sektori me rritjen më të shpejtë në vend

Nacionale

<div><div><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817911-albin-kurti-eksporti-i-sherbimeve-te-tik-ut-u-rrit-me-386-teknologjia-sektori-me-rrit697b9126e03f2.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="albin-kurti:-eksporti-i-sherbimeve-te-tik-ut-u-rrit-me-386%-–-teknologjia,-sektori-me-rritjen-me-te-shpejte-ne-vend" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="525" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817911-albin-kurti-eksporti-i-sherbimeve-te-tik-ut-u-rrit-me-386-teknologjia-sektori-me-rrit697b9126e03f2.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="albin-kurti:-eksporti-i-sherbimeve-te-tik-ut-u-rrit-me-386%-–-teknologjia,-sektori-me-rritjen-me-te-shpejte-ne-vend"></p>Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke shënuar rritjen më të shpejtë në vitet e fundit, shkruan Gazeta 10. Sipas Kurtit, eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur me 386% në katër vitet</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) po shndërrohet në një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit, duke shënuar rritjen më të shpejtë në vitet e fundit, shkruan Gazeta 10.
Sipas Kurtit, eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur me 386% në katër vitet e fundit, apo gati është pesëfishuar, çka dëshmon potencialin e madh të këtij sektori për t’u bërë motor kyç i rritjes së mëtutjeshme ekonomike.
Ai bëri të ditur se sektori i TIK-ut, së bashku me shërbimet profesionale dhe mbështetëse, kontribuon me rreth 6% në Bruto Produktin Vendor të Kosovës. Kurti theksoi gjithashtu se punësimi në teknologji ka efekt multiplikues, duke nxitur krijimin e vendeve të reja të punës edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.
“Në këtë drejtim, mbështetja për sektorin e teknologjisë mbetet prioritet i qartë i Qeverisë sonë edhe në mandatin e ardhshëm, veçanërisht përmes Fondit të Inovacionit dhe projektit të Kullës TIK (ICT Tower)”, u shpreh Kurti.
Këto deklarata, kryeministri i bëri gjatë vizitës së sotme në Qendrën e Inovacionit në Kosovë (ICK), ku u njoh nga afër me “Pasqyrën e Ekonomisë Digjitale” të prezantuar nga Data4X./Gazeta 10

Si e vlerësoni këtë lajm?