Alba Pollozhani shfaqet krah Olsa Muhametit

Pak ditë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani dhe Olsa Muhameti, duket se janë takuar.

Ka qenë ish-banorja që ka publikuar një fotografi krah producentes të Big Brother.

“Ne e dimë që ju e dini që ju duam shumë”, ka shkruar ajo duke cituar moderatorin Alaudin Hamiti.

Foto: Instagram

Alba ndërkaq e ka lënë Big Brother-in në gjysmë pasi ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo po atë ditë kërkoi që të mbulohej, si një gjë që e kishte menduar moti.

Sidoqoftë, plani i saj nuk u realizua brenda e as jashtë formatit të lartpërmendur.

Mbetet për t’u parë se çfarë po kurdisin dyshja apo nëse thjesht janë takuar si mikesha. /Telegrafi/

YjetMagazina