Alan Ritchson nuk akuzohet pas konfrontimit me fqinjin, policia përcakton vetëmbrojtje

Ylli i “Reacher”, Alan Ritchson, nuk do të përballet me akuza penale pas një incidenti të dhunshëm me një fqinj, pasi policia në Tenesi përcaktoi se ai veproi në vetëmbrojtje. Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, aktori 43-vjeçar e goditi disa herë R...

Magazina

Ylli i “Reacher”, Alan Ritchson, nuk do të përballet me akuza penale pas një incidenti të dhunshëm me një fqinj, pasi policia në Tenesi përcaktoi se ai veproi në vetëmbrojtje.

Sipas pamjeve të publikuara nga TMZ, aktori 43-vjeçar e goditi disa herë Ronnie Taylor ndërsa ai ishte gjunjëzuar në tokë në periferi të Tennessee-t. Fëmijët e Ritchson ishin aty pranë, të ulur në motoçikleta, duke parë incidentin.

Departamenti i Policisë së Brentwood njoftoi të martën në mbrëmje se hetimi ka përfunduar dhe se nuk do të ketë veprime të mëtejshme ligjore.

“Pas shqyrtimit të provave në dispozicion, duke përfshirë pamjet filmike dhe deklaratat e dëshmitarëve, autoritetet kanë përcaktuar se nuk do të ngrihen akuza penale. U përcaktua se veprimet e z. Ritchson ishin në vetëmbrojtje. Megjithëse u konsiderua një akuzë e mundshme për rrezikim nga pakujdesia, z. Ritchson refuzoi të ngrejë padi. Me pëlqimin e Zyrës së Prokurorit të Qarkut, çështja tani është mbyllur dhe nuk do të ndërmerren veprime të mëtejshme”, tha policia në një deklaratë.

‘Reacher’ Star Alan Ritchson Beats Up Neighbor in Front of Kids | TMZ youtu.be

Nga ana tjetër, Taylor i tha TMZ se e kishte paralajmëruar vazhdimisht aktorin për zhurmën që bënte ndërsa ngiste motorin. Ai gjithashtu pranoi se ishte ai që nisi kontaktin fizik.

“E shtyva sepse po vinte drejt meje me motoçikletën e tij. E bëri përsëri, për herë të dytë. E shtyva për herë të dytë dhe mendoj se herën e dytë ai zbriti nga motoçikleta dhe më rrahu”, tha ai.

Pamjet origjinale të incidentit ishin të montuara dhe nuk tregonin fillimin e konfliktit. Pamjet e publikuara më pas tregojnë Taylorin duke vrapuar në rrugë drejt Ritchson, duke e bërë aktorin të hidhej mbi timonin e motoçikletës së tij për të shmangur një përplasje.

Pas një përballjeje verbale, Ritchson përpiqet të largohet, por Taylor e ndjek dhe e shtyn përsëri, gjë që përshkallëzohet në një përballje fizike.

Nga rruga, aktori është i njohur për një audiencë më të gjerë për rolin e tij si Jack Reacher, një ish-polic ushtarak i Ushtrisë Amerikane, në serialin që është një adaptim i romanit nga Lee Child.

Seriali mori lëvdata për performancën e tij fizike dhe besnikërinë ndaj personazhit letrar, veçanërisht kur krahasohej me versionin e filmit të vitit 2012 me protagonist Tom Cruise. /Telegrafi/