“Aktualisht është më i miri në botë”, legjenda e Realit s’i ndalë lëvdatat për yllin e skuadrës

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, e ka vlerësuar Kylian Mbappen si sulmuesin më të mirë në botë për momentin dhe beson se francezi mund të thyejë rekordin e tij për trofetë Pichichi. Ylli francez e la pas lëndimin në mesjavë kundër Manchester C...

Sport

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez, e ka vlerësuar Kylian Mbappen si sulmuesin më të mirë në botë për momentin dhe beson se francezi mund të thyejë rekordin e tij për trofetë Pichichi.

Ylli francez e la pas lëndimin në mesjavë kundër Manchester Cityt, ndërsa pritet të jetë në formacionin bazë ndaj Atletico Madridit.

Sanchez ka dhënë lëvdata të mëdha për Mbappe, derisa shtoi se pret që ai t’ia thyejë rekordet te Reali.

“E shoh si një lojtar ‘të uritur’ për të tejkaluar arritjet e tij. Mendoj se është sulmuesi më i mirë në botë tani, dhe nëse qëndron i shëndetshëm, shpresoj që të vazhdojë të arrijë rezultate të mëdha me Real Madridin, gjë që do ta doja shumë”.

“Shpresoj dhe dëshiroj që ai të më barazojë ose të më tejkalojë, dhe kjo do të ishte e mirë për Real Madridin. Nëse nuk më kalon dhe nuk fiton pesë trofe Pichichi, atëherë le t’i fitojë të paktën katër, aq sa kam fituar unë me Real Madridin.

“Pavarësisht nëse ia del apo jo, Mbappe do të lërë një gjurmë të pashlyeshme në klub përgjithmonë”, deklaroi ai.

27-vjeçari e fitoi çmimin Pichichi – golashënuesi më i mirë në La Liga – vitin e kaluar dhe është në rrugë për ta fituar sërish këtë sezon. Ai kryeson listën e golashënuesve me 23 gola./Telegrafi/