Dje, nga ora 11:00 deri në orën 17:00, Njësia Mobile për Siguri në Komunikacionin Rrugor e Sektorit për Çështje Komunikacioni në zonën e komunave Kumanovë, Ilinden, Butel dhe Kisella Vodë kreu kontroll të intensifikuar aksional në trafikun rrugor, me theks të veçantë në kontrollin e pjesëmarrësve në trafik që drejtojnë moped, motoçikleta, triçikleta dhe katërçikleta.
“Gjatë kontrollit, u shqiptuan tre masa ndaj drejtuesve të motoçikletave që nuk e kanë kategorinë përkatëse në patentën e tyre të drejtimit, 14 masa ndaj drejtuesve të motoçikletave që nuk përdorin helmetë mbrojtëse, dhe pesë drejtues u sanksionuan për shkelje të tjera të trafikut”.

“Pesë persona u privuan nga liria, njëri prej të cilëve ishte i mitur për kryerjen e një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një mjeti motorik”, pra para se të fitojë të drejtën për të drejtuar një mjet motorik. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse kundërvajtëse dhe penale për të gjithë autorët në përputhje me Ligjin”.
“Kontrollet aksionare do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesve të rrugës. Apelojmë te të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, duke kontribuar kështu së bashku për rrugë më të sigurta”, njoftoi MPB./Telegrafi/





