Aksident trafiku në Shkup, lëndohet një çiklistë

Më 19.03.2026 në SPB Shkup u njoftua se në orën 12:50 në rrugën „Bllagoja Stefkovski“, në dalje të një pike furnizimi me karburant, një automjet pasagjerësh ka goditur një biçikletë të drejtuar nga B.A. (20) nga Shkupi. Sipas njoftimit, pas aksidenti...

Nacionale

Më 19.03.2026 në SPB Shkup u njoftua se në orën 12:50 në rrugën „Bllagoja Stefkovski“, në dalje të një pike furnizimi me karburant, një automjet pasagjerësh ka goditur një biçikletë të drejtuar nga B.A. (20) nga Shkupi.

Sipas njoftimit, pas aksidentit, drejtuesi i automjetit i ka ofruar ndihmë çiklistit B.A., ndërsa pasi të dy janë larguar nga vendi i ngjarjes, B.A. ka ndjerë dhimbje dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „Shën Naum i Ohrit“, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit./Telegrafi/