Aksident në Studeniçan të Shkupit, 4 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë

Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa t...

Rajon
Reklame

Në fshatin Studeniçan të Shkupit ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti të udhëtarëve të llojit “Audi” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Q.A. (42) nga fshati Studeniçan, dhe një automjeti të udhëtarëve të llojit “Toyota” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 34-vjeçarja R.I., po ashtu nga Studeniçani.

Siç informojnë nga MPB, në këtë aksident, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit “Audi” dhe një bashkudhëtar gjashtëvjeçar në automjetin “Toyota”. Ndërkohë, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesja R.I. dhe një tjetër bashkudhëtar gjashtëvjeçar nga automjeti “Toyota”, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Ekspertizën në vendin e ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup.