Aksident në aksin Milot-Morinë, plagosen 6 persona! Transportohen në Spitalin e Traumës

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Milot-Morinë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një mjet tjetër ku për pasojë janë plagosur 6 persona. Mes të plagosurve janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerët Ata janë transportua...

Nacionale

Një aksident është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor Milot-Morinë. Policia njofton se një makinë është përplasur me një mjet tjetër ku për pasojë janë plagosur 6 persona.

Mes të plagosurve janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerët Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

“Milot/Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Milot-Morinë”, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll. është përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas i huaj.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.