Shtatë persona u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën “Mlaki” në Gostivar, njoftojnë nga MPB.
Aksidenti u raportua më 6 korrik në orën 23:10 në Departamentin e Punëve të Brendshme të Gostivarit, dhe përfshinte një “Citroen Berlingo”, të drejtuar nga 59-vjeçari R.J. nga Gostivari, dhe një “Seat Leon”, të drejtuar nga 70-vjeçari O.R. nga Gostivari.

Të dy shoferët pësuan lëndime të rënda, si dhe pasagjerët e tyre M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60). Ata u transportuan në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë” në Shkup.
Pasagjerët e tyre D.P.G. (59) dhe P.A. (54) gjithashtu pësuan lëndime, të cilëve iu bë diagnostifikimi në Qendrën Mjekësore në Gostivar.
Një ekip nga DPB e Gostivarit bëri inspektimin e vendit të ngjarjes./Telegrafi/





