“Ai po rrezikon karrierën e tij për Sllovakinë”, përzgjedhësi Calzona flet për lëndimin e Skriniar

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka bërë të ditur se kapiteni i tyre, Milan Skriniar, ka vënë në rrezik karrierën e tij vetëm për ta ndihmuar ekipin kombëtar në ndeshjen ndaj Kosovës. Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllo...

Sport

Përzgjedhësi i kombëtares së Sllovakisë, Francesco Calzona, ka bërë të ditur se kapiteni i tyre, Milan Skriniar, ka vënë në rrezik karrierën e tij vetëm për ta ndihmuar ekipin kombëtar në ndeshjen ndaj Kosovës.

Kosova do të luajë në udhëtim ndaj Sllovakisë më 26 mars, ku do të synojë fitoren për të arritur në finalen e madhe të “play-off”-it, ku do të luhet për sigurimin e një vendi në Botëror.

Në dyshim të madh për këtë ndeshje është ylli i Fenerbahçe, Milan Skriniar, i cili ka një dëmtim në ijë, por po bën të pamundurën për ta ndihmuar Sllovakinë.

Sipas përzgjedhësit Calzona, ai madje është i gatshëm të rrezikojë edhe karrierën e tij për këtë kauzë.

“Dua ta falënderoj publikisht Milan Skriniar, si dhe Fenerbahçen, sepse e kuptuan sa e rëndësishme ishte ndeshja për ne. Milani po lufton me një dëmtim shumë të pakëndshëm, por ai po bën gjithçka që mundet për të qenë me ne”.

“Ai është i bindur dhe i vendosur në atë mënyrë që dëshiron të jetë i disponueshëm për të paktën një nga këto dy ndeshje që na presin. Megjithatë, shpresojmë që ai të jetë në gjendje të luajë në të dyja ndeshjet”.

“Ai bën gjithçka në mënyrën që zakonisht bëjnë lojtarët vërtet të mëdhenj. Mund të thuhet se ai po rrezikon një pjesë të karrierës së tij vetëm për të qenë gati të ndihmojë Sllovakinë në këto dy ndeshje”, ka deklaruar 57-vjeçari./Telegrafi/