Legjenda e futbollit francez Thierry Henry ka vlerësuar lart kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, për inteligjencën dhe qetësinë e tij në fushë.
Henry theksoi se mesfushori portugez dallohet për mënyrën se si e lexon lojën dhe për vendimet që merr në momentet kyçe.
“Për mua, shpejtësia pa kontroll nuk vlen asgjë. Por nëse mund ta kontrollosh shpejtësinë e trurit tënd, atëherë do të jesh më i shpejtë se kushdo tjetër në fushë. Këtë gjë ky lojtar e ka me bollëk. Ai nuk e luan futbollin, ai e mendon atë dhe këtë e bëri shumë mirë në fundjavë”, deklaroi francezi.

Ish-sulmuesi i Arsenal madje i vendosi edhe një nofkë të re portugezit e Man Utd.
“Tani kam një emër për të – dhe besoj se do t’ju pëlqejë – ‘Braino’ Fernandes. Ky djalë mendon. Ajo që ka bërë te Manchester United në momente të vështira për ekipin është e jashtëzakonshme”, shtoi ai.
Henry shtoi se Fernandes meriton shumë respekt, pasi mund të kishte zgjedhur të largohej nga klubi në periudhat më të vështira.
“Duhet t’i jepet shumë meritë. Ai mund të ishte larguar dhe të thoshte: ‘Kjo nuk është për mua’. Por ai qëndroi dhe lufton çdo herë. Më pëlqen shumë si lojtar”, e mbylli deklaratën e tij Henry. /Telegrafi/





