Agjenti i Xabi Alonsos konfirmon kontaktet me gjigantin anglez

Agjenti i Xabi Alonso ka konfirmuar se Liverpooli tashmë ka bërë kontakt për të diskutuar mundësinë që ai të zëvendësojë Arne Slot. Më pak se 12 muaj pasi e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të dytë në Ligën Premier në epokën moderne të klubit, Slo...

Sport

Agjenti i Xabi Alonso ka konfirmuar se Liverpooli tashmë ka bërë kontakt për të diskutuar mundësinë që ai të zëvendësojë Arne Slot.

Më pak se 12 muaj pasi e udhëhoqi Liverpoolin drejt titullit të dytë në Ligën Premier në epokën moderne të klubit, Slot po përballet me presion serioz lidhur me të ardhmen e tij si trajner.

Nën drejtimin e trajnerit holandez, kampionët në fuqi kanë humbur 10 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, për herë të parë që nga sezoni 2015/16.

Në dritën e këtij sezoni zhgënjyes, është raportuar vazhdimisht se Slot mund të shkarkohet në fund të sezonit, ose edhe më herët, me legjendën e Liverpoolit, Alonso, që shihet si kandidati kryesor për ta marrë drejtimin në ‘Anfield’.

Alonso aktualisht është pa klub, pasi u largua nga posti i trajnerit të Real Madrid pas më pak se tetë muajsh në detyrë në janar, çka e bën një lëvizje të mundshme relativisht të lehtë.

Sipas mediumit gjerman BILD, agjenti i Alonsos, Inaki Ibanez, ka konfirmuar së fundmi se ekziston interes konkret nga Liverpooli, ndërsa drejtori ekzekutiv Michael Edwards është i vendosur të bëjë një lëvizje për Alonson qysh në pranverën e vitit 2024.

Raporti thekson se periudha e suksesshme e spanjollit me Bayer Leverkusen e ka vendosur atë si pasuesin ideal të trajnerit legjendar të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Megjithatë, raportohet se Alonso do të ishte i gatshëm të pranojë një transferim vetëm sipas kushteve të tij, duke kërkuar ndikim më të madh në planifikimin e skuadrës.

Kjo lidhet me dëshirën e tij për të shmangur një situatë të ngjashme me atë që ndodhi te Real Madridi, ku thuhet se ai ndjeu që kërkesat e tij nuk u morën parasysh para se kontrata e tij të finalizohej plotësisht./Telegrafi/