Achraf Hakimi nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain, sipas agjentit të tij, Alejandro Camano, i cili hodhi poshtë çdo lidhje me Real Madridin.
Camano konfirmoi se mbrojtësi maroken mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj PSG-së, duke shtuar se Hakimi është i lumtur në klub dhe i fokusuar në fitimin e trofeve të mëdha.
“Achraf është shumë i lumtur te Paris Saint-Germain; ai dëshiron të fitojë Champions League për herë të dytë”, tha Camano.

“Ende na kanë mbetur tre vite kontratë dhe për momentin, ai nuk po mendon për asgjë tjetër përveç PSG-së”.
“Ai është shumë i lumtur me trajnerin dhe bashkëlojtarët e tij, dhe ndjen që është në shtëpi edhe në këtë vend”.
“Për momentin, nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet. Nuk ka pasur kurrë asnjë kontakt me Real Madrid”, përfundoi agjenti i tij.
Hakimi ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2029 dhe është zhvilluar në një nga mbrojtësit e djathtë më të spikatur në botë./Telegrafi/





