Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia që aktualisht e udhëheq po hyn në pranverë e bashkuar dhe e fortë.
Abdixhiku shkroi në Facebook se LDK-ja po rikthehet si një “shtëpi e madhe”, duke u shprehur optimist për unitetin dhe fuqinë e brendshme të partisë.

“Këtë herë pranvera po na gjenë bashkë. LDK po kthehet qysh e kemi dashtë – e bashkuar, e fortë, si një shtëpi e madhe”, ka shkruar Abdixhiku.
Ndryshe, rezultatet preliminare e nxorën LDK-në partinë e tretë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo parashihet t’i ketë 15 vende në Kuvend./Telegrafi.





