Pjesa e parë e sfidës mes Barcelonës dhe Atlético Madrid u karakterizua nga intensitet i lartë dhe tension në fushë, çka i kushtoi Barcelonës, me një lojtar më pak.
Në minutën e 42-të, gjyqtari Kovacs u detyrua të konsultohej me VAR për t’i dhënë karton të kuq direkt Pau Cubarsi, pasi më parë i kishte dhënë karton të verdhë qendërmbrojtësit të Barcelonës

Ish gjyqtari, Alfonso Pérez Burrull, ka folur për rastin, duke thënë se vendimi ishte i drejtë.
“Vendim i saktë sepse ai e rrëzon Giulianon si lojtarin e fundit. Nëse e llogarit faullin, duhet ta përjashtosh lojtarin”, dekalroi Alfonso Pérez Burrull në programin ‘Marcador’ në Radio MARCA.
Pasi u largua, Cubarsi u afrua te ekrani i VAR për ta parë rastin, por menjëherë ekrani u fik.
Nga goditja e dënimit që e shkaktoi mbrojtësi i ri, ishte Julian Alvarez që gjeti rrjetën për 1-0. /Telegrafi/





