Influencerja e njohur Efi Dhedhes, e cila gjithmonë është përpjekur që jetën e saj sentimentale ta mbajë private, ka dhënë së fundmi detaje rreth marrëdhënies së saj të fundit.
E ftuar në një podcast, Efi u pyet drejtpërdrejt nëse ka rënë ndonjëherë në dashuri. “Po”, u përgjigj ajo teksa zbuloi se dashurinë më të fortë e ka përjetuar në moshën 26-vjeçare.
“Tani…në moshën 26 vjeçe. Isha dashuruar edhe më herët, por nuk mendoj se dashuritë krahasohen. Unë mendoj se janë të ndryshme. Ti nuk mund të ndjesh të njëjtin emocion kur je e vogël edhe kur rritesh, ndryshojnë gjërat,” u shpreh Efi.
Ajo theksoi se dashuria që i vjen në një etapë tjetër të jetës nuk është as më e madhe dhe as më e vogël, por thjesht ndryshe.
“Unë mendoj se dashuria që do më vijë tani, nuk është se unë do them është më e madhe apo më e vogël, do jetë thjesht ndryshe,” tha influencerja.
Sipas saj, dashuria më e madhe mbetet ajo e fundit, pasi është më e afërta dhe më e freskëta në kujtesë.
“Për mua, dashuria ime më e madhe ngelet dashuria ime e fundit, sepse atë e kam më të afërt, e ndjej më shumë. Ishim bashkë për tre vite,” tregoi Efi, duke zbuluar se kjo marrëdhënie tashmë ka përfunduar,” zbuloi Efi teksa nuk dha detaje se përse ndodhi ndarja.
comment



















