Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së enjtes ambientet e Top Albania Radio në Tiranë, duke dëmtuar studiot dhe pamundësuar transmetimin e zakonshëm.
Për këtë arsye, është anuluar edhe emisioni i mëngjesit Wake Up, ndërsa shkaqet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Për ngjarjen ka reaguar drejtori i përgjithshëm i radios, Ledion Liço, i cili ka publikuar në Instagram pamje nga ambientet e mbushura me tym.
Ai ka bërë të ditur se zjarri ka ndërprerë transmetimet normale, por ka konfirmuar se të gjithë janë shëndoshë e mirë.
Liço ka falënderuar dëgjuesit për mbështetjen dhe mirëkuptimin, duke theksuar se ekipi po punon për rikthimin sa më të shpejtë në normalitet.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar se kur do të rifillojnë transmetimet e zakonshme të radios. /Telegrafi/
www.youtube.com