Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Koha që Kosova ta merr statusin e vendit kandidat

Nacionale

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë evropianë janë mbledhur sot në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit. Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një paraqitje për gazetarë dhe se Kosova është një demokraci funksionale, ka stabilitet institucional dhe rritje ekonomike. Ai tha se është koha që Kosova ta merr statusin […]

Madhësia e shkronjave

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë evropianë janë mbledhur sot në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një paraqitje për gazetarë dhe se Kosova është një demokraci funksionale, ka stabilitet institucional dhe rritje ekonomike.

Ai tha se është koha që Kosova ta merr statusin e vendit kandidat.

“Tani është koha që vendi ynë të marr statusin e kandidat dhe të hap negociatat për hyrje në Bashkimin Evropian. Mu për këtë do të bëjë thirrje sot dhe çdo ditë…”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se shpreson që të kthehen zotimet e Samitit të Londrës të vitit 2018 për sa i përket drejtësisë për krimet e kryera gjatë luftës dhe gjetjen personave të pagjetur.

“Janë mbi 1500 persona të pagjetur në vendin tim dhe tash së voni në Zubin Potok, kemi zhvarrosur 23 trupa, mbetje mortore të shqiptarëve që janë vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës tutje tha se janë optimist për të ardhmen, pasi Kosova angazhohet në vlerat e Bashkimit Evropian dhe i ka dyert e mbyllura për Kremlinin.

“Jemi optimist për të ardhmen sepse vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe jemi të angazhuar duke u bazuar te vlerat e Bashkimit Evropian dhe duke ia mbyllur dyert Kremlinit, por njëkohësisht duke u fokusuar tek rinia, punësimi dhe sundimi i së drejtësisë…”, tha ai.

Telegrafi ndodhet në këtë samit dhe të raportojë në kohë reale për të gjitha zhvillimet. /Telegrafi/

Komentet