Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, është shumë pranë barazimit të një rekordi të jashtëzakonshëm të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve.
Kapiteni i Anglisë i duhet vetëm edhe një paraqitje me gol për të barazuar rekordin e portugezit, i cili ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në këtë kompeticion.
Ronaldo e vendosi këtë rekord gjatë periudhës së tij te Real Madridi, duke regjistruar një seri të jashtëzakonshme që mbetet ndër arritjet më të spikatura individuale në historinë e garës më prestigjioze evropiane për klube.
Kane po ndjek këtë rekord në një formë mbresëlënëse, teksa ka nisur në mënyrë fantastike sezonin 2026/27. Sulmuesi anglez ka realizuar 16 gola dhe ka dhënë tetë asistime në 15 paraqitje, në të gjitha garat.
Nëse arrin të shënojë edhe në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Kane do të barazojë rekordin e Ronaldos dhe do të vazhdojë të konfirmojë formën e tij të jashtëzakonshme në fanellën e bavarezëve. /Telegrafi/
