Nga yll i Real Madridit në rrezik për stolin, Vini Jr përballet me një situatë të vështirë

Sport

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ndërsa paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur pikëpyetje për formën dhe kontributin që po jep në skuadër. Gazetari Edu Aguirre, në emisionin “El Chiringuito”, deklaroi se sulmuesi brazilian po përjeton një bllokim mendor, duke theksuar se atij nuk po i ecën asgjë në […]

Madhësia e shkronjave

Vinicius Junior po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ndërsa paraqitjet e tij të fundit kanë ngritur pikëpyetje për formën dhe kontributin që po jep në skuadër.

Gazetari Edu Aguirre, në emisionin “El Chiringuito”, deklaroi se sulmuesi brazilian po përjeton një bllokim mendor, duke theksuar se atij nuk po i ecën asgjë në fushë.

Sipas tij, Vinicius humbi katër topa dhe në disa raste u kthye duke ecur në fazën e mbrojtjes gjatë fitores 4-1 ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve.

Kjo situatë thuhet se ka shtuar shqetësimet te stafi teknik i drejtuar nga Jose Mourinho, veçanërisht sa i përket formacionit titullar për ndeshjet e ardhshme.

Madje, sipas raportimit, nuk përjashtohet mundësia që klubi të shqyrtojë të ardhmen e brazilianit, vetëm pak muaj pas rinovimit të kontratës së tij.

Statistikat e 26-vjeçarit tregojnë një rënie të ndjeshme të kontributit ofensiv. Në 11 paraqitje zyrtare me fanellën e Real Madridit, Vinicius ka realizuar vetëm një gol dhe ka dhënë dy asistime, ndërsa është ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Një tjetër e dhënë që ka tërhequr vëmendjen lidhet me mungesën e depërtimeve të tij individuale.

Sipas statistikave të përmendura në raportim, braziliani ka regjistruar dy ndeshje radhazi si titullar pa provuar asnjë driblim, diçka që më parë i kishte ndodhur vetëm në tri raste në 309 ndeshje të nisura nga minuta e parë me fanellën madrilene.

Për më tepër, Vinicius do ta humbasë El Clasicon ndaj Barcelonës, pasi duhet të vuajë pezullimin e marrë pas përjashtimit në kampionatin spanjoll.

Ndërkohë, konkurrenca për një vend në formacion është shtuar edhe nga paraqitja e Diomandes, i cili u aktivizua nga banka rezervë në krahun e majtë kundër skuadrës gjermane dhe kontriboi me një gol e një asistim.

Sipas raportimit, aftësia e tij për t’u kombinuar me Kylian Mbappen dhe puna në fazën defensive kanë bindur Mourinhon t’i japë më shumë hapësirë në ndeshjet e ardhshme.

Kjo mund ta shtyjë Viniciusin drejt një roli më pak të rëndësishëm në skuadër pas përfundimit të pezullimit. Drejtuesit e Real Madridit, të udhëhequr nga Florentino Perez, thuhet se do ta përcjellin nga afër formën e brazilianit gjatë muajve nëntor dhe dhjetor të vitit 2026.

Nëse paraqitjet e tij nuk përmirësohen, klubi madrilen mund të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë për të gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas raportimit, Arsenali vazhdon të jetë i interesuar për Viniciusin dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të majme, duke i premtuar gjithashtu një rol qendror në projektin e trajnerit Mikel Arteta në “Emirates Stadium”. /Telegrafi/

Komentet