Asnjë afrikan si Diomande, ylli i Real Madridit thyen rekord në Ligën e Kampionëve

Sport

Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë i Real Madridit, Yan Diomande, ka shënua emrin e tij në librin e historisë së Ligës së Kampionëve. Real Madridi mori fitoren e radhës në garën elitare të klubeve evropiane, pasi mposhti 4-1 RB Leipzig në ndeshjen e tretë të fazës së ligës. Diomande shënoi një gol dhe një […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë i Real Madridit, Yan Diomande, ka shënua emrin e tij në librin e historisë së Ligës së Kampionëve.

Real Madridi mori fitoren e radhës në garën elitare të klubeve evropiane, pasi mposhti 4-1 RB Leipzig në ndeshjen e tretë të fazës së ligës.

Diomande shënoi një gol dhe një asistim në këtë ndeshje, duke vendosur edhe një rekord.

19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u bë futbollisti më i ri afrikan që shënon dhe asiston në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve që nga shtatori i vitit 2003.

Lojtari i fundit afrikan që e arriti këtë moment historik në një moshë më të re ishte Obafemi Martins i Nigerisë, i cili regjistroi një gol dhe një asistim për Interin kundër Arsenalit në shtator 2003. /Telegrafi/

Komentet