Në Ministrinë e Drejtësisë sot do të mbahet takimi në mes ministrit Jeton Shasivari dhe përfaqësuesve të studentëve dhe fakulteteve të juridikut, në të cilin ministri do t’ua prezantojë studentëve zgjidhjen për çështjen e Jruisprucencës.
Para takimit, ministri Shasivari tha se do të dëgjohet mendimi i studentëve, ndërsa shtoi se ai kalkulimet i bënë me orë, gjegjësisht i numëron ditët kur çështja e provimit të Jurisprudencës të zgjidhet.

“Qëllimi ynë është i qartë dhe i sinqertë. Dëshirojmë të arrijmë zgjidhje bashkëkohore, juridikisht të qëndrueshme, e cila do të merr parasysh nevojat e studentëve që ndjekin studentët në gjuhë të ndryshme. Çështja e Jurisprudencës e trajtojmë si çështje juridike dhe institucionale. Nuk dëshirojmë që zgjidhjet ligjore të miratohen pas zgjidhjeve të mbyllura”.
“Dëshirojmë proces në të cilin vërejtjet e studentëve do të kenë peshë. Sot do ta prezantojmë modelin dhe bazën e tij. Besojmë në argumentet për modeli ne propozuar. Për zgjidhjen konkrete sot do të diskutojmë me studentët dhe përfaqësuesit e fakultetit të juridikut, ndërsa më pas do ta njoftojmë opinionin”, tha Shasivari./Telegrafi/





