Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, më e theksuar përgjatë lumit Vardar dhe pjesëve lindore.
Temperatura minimale do të jetë nga 1 deri në 9, ndërsa maksimale nga 16 deri në 23 gradë.
Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 7, ndërsa maksimale do të arrijë 21 gradë.
Sipas DPHM-së, gjatë gjithë javës do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme. Priten reshje shiu të enjten dhe të premten, të cilat do të jenë lokalisht të rrëmbyeshme dhe më të bollshme.






