Pas gati 40 vitesh nga largimi i saj nga tregu, legjendarja Citroën 2CV pritet të rikthehet në një version plotësisht elektrik, duke u prezantuar në Panairin e Automjeteve në Paris.
Modeli i ri ruan dizajnin karakteristik të paraardhësit, me fenerë të rrumbullakët, xham të përparmë vertikal dhe pamje të thjeshtë.

Kompania synon ta bëjë automjetin të përballueshëm, me një çmim të parashikuar prej rreth 15 mijë eurosh.
Makina pritet të peshojë më pak se një ton dhe të pajiset me bateri të vogël, të përshtatshme për udhëtimet e përditshme në qytet.
Sipas planeve paraprake, shitjet mund të nisin në fund të vitit 2028, me mundësinë që modeli të ofrohet edhe në version furgon.
Rikthimi i 2CV vjen në një kohë kur prodhuesit evropianë po shtojnë përpjekjet për të konkurruar me markat kineze në tregun e makinave elektrike me çmime të përballueshme. /Telegrafi/





