BE-ja miraton gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë

Bota

Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus në kompleksin e saj ushtarako-industrial, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas. Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, bëri të ditur Kallas gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë. “Më shumë se […]

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Evropian ka miratuar gati 1,600 sanksione të reja ndaj Rusisë, me fokus në kompleksin e saj ushtarako-industrial, konfirmoi të hënën shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.

Më shumë se gjysma e masave lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike, bëri të ditur Kallas gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.

“Më shumë se gjysma lidhen me zinxhirin e prodhimit të raketave balistike”, deklaroi ajo, transmeton Telegrafi.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së e ratifikuan të hënën marrëveshjen për këto masa, e cila ishte arritur të mërkurën e kaluar.

Ndërkohë, gjatë të njëjtit forum, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli për përpjekjet e vendit të tij për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Ukraina po vazhdon punën për përmbushjen e kërkesave të nevojshme për anëtarësim dhe u shpreh se “e ardhmja evropiane e Ukrainës është afër”. /Telegrafi/