Vritet një punonjës i mirëmbajtjes, plagosen dy mësues – në një sulm me thikë në një shkollë në Poloni

Bota

Policia njoftoi se një punonjës mirëmbajtjeje 37-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një ish-nxënës në një shkollë në Poloni. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 15-vjeçari hyri në shkollën fillore në Leszczydół-Nowiny, në veri të Varshavës, rreth orës 09:00 dhe sulmoi punonjësin 37-vjeçar, përpara se të neutralizohej nga një mësues dhe […]

Madhësia e shkronjave

Policia njoftoi se një punonjës mirëmbajtjeje 37-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me thikë nga një ish-nxënës në një shkollë në Poloni.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 15-vjeçari hyri në shkollën fillore në Leszczydół-Nowiny, në veri të Varshavës, rreth orës 09:00 dhe sulmoi punonjësin 37-vjeçar, përpara se të neutralizohej nga një mësues dhe drejtori i shkollës, të cilët gjithashtu mbetën të plagosur.

Policia polake bëri të ditur se kishte ndaluar gjithashtu një djalë 17-vjeçar në një qytet tjetër një ditë më parë, pasi ai kishte shprehur synimin për të bërë “diçka spektakolare” në shkollën e tij.

Gjithashtu të mërkurën, një 19-vjeçar u arrestua nën dyshimin për një sulm me thikë në një shkollë tjetër polake, ku mbetën të plagosur shtatë persona.

Siç bëhet e ditur më tej, 15-vjeçari që sulmoi punonjësin mbante me vete tri thika, tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme të Polonisë, Karolina Galecka.

Djali kishte ndjekur mësimet më parë në atë shkollë fillore, por motivet e tij për sulmin mbeten të paqarta, shtoi Galecka.

Mediat polake raportojnë se punonjësi ishte përpjekur ta pengonte 15-vjeçarin të hynte në shkollë.

Jeta e mësuesit dhe e drejtorit nuk është në rrezik, tha zëdhënësja e ministrisë. /Telegrafi/