Real Madridi refuzoi ofertën prej 35 milionë eurosh të Galatasarayt per yllin e ekipit

Sport

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Galatasaray për Eduardo Camavingan, e cila ishte bërë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror. Sipas raportimit të mediumit turk Fotomac, Galatasaray kishte tentuar të realizonte një lëvizje të bujshme për mesfushorin francez dhe kishte paraqitur zyrtarisht ofertën prej 35 milionë eurosh. Megjithatë, […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Galatasaray për Eduardo Camavingan, e cila ishte bërë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas raportimit të mediumit turk Fotomac, Galatasaray kishte tentuar të realizonte një lëvizje të bujshme për mesfushorin francez dhe kishte paraqitur zyrtarisht ofertën prej 35 milionë eurosh.

Megjithatë, “Los Blancos” e kanë refuzuar propozimin, duke e konsideruar shumën e ofruar shumë të ulët për një lojtar të profilit të Camavingas.

Real Madridi gjithashtu kishte pritur oferta nga klubet e Ligës Premier, por asnjëra prej tyre nuk mbërriti në orët e fundit të afatit kalimtar.

Në anën tjetër, vetë Camavinga nuk ishte i prirur të largohej nga Santiago Bernabeu, pavarësisht se nuk konsiderohet një nga opsionet kryesore të trajnerit Jose Mourinho për formacionin.

Kështu, mesfushori 23-vjeçar do të qëndrojë te Real Madridi këtë sezon, ku do të vazhdojë të luftojë për një vend në formacion dhe për më shumë hapësirë në skuadrën madrilene. /Telegrafi/