Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka performuar së fundmi live në New York, duke dhuruar një spektakël për mijëra fansa të mbledhur në Rockefeller Plaza.
36-vjeçarja u ngjit në skenën e emisionit të njohur të mëngjesit të NBC-së, Today, si pjesë e Citi Concert Series, ku interpretoi disa prej këngëve të saj para publikut të shumtë.

Performanca në New York vjen në një periudhë tejet aktive për këngëtaren shqiptare, e cila gjatë këtij viti ka qenë e angazhuar në promovimin e “Dirty Blonde”, duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës për koncerte dhe paraqitje publike.
Me energjinë e saj karakteristike, Rexha ka rikthyer edhe një herë vëmendjen te projekti i saj i ri, ndërsa skena e Today u shndërrua në një tjetër ndalesë të rëndësishme në rrugëtimin e saj si artiste e pavarur. /Telegrafi/





