​Kosova i jep shtetësinë Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij

Nacionale

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzoi dekretin e shtetësisë së Kosovës, ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardit. Ish-zyrtarët amerikanë kanë qenë nga zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës. Pas […]

Madhësia e shkronjave

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, në një ceremoni të veçantë ua dorëzoi dekretin e shtetësisë së Kosovës, ish-kongresmenit amerikan, Joe DioGuardit dhe bashkëshortes së tij, Shirley Cloyes DioGuardit.

Ish-zyrtarët amerikanë kanë qenë nga zërat më të fuqishëm në Uashington në mbështetje të shqiptarëve të Kosovës dhe të pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit dhe përfundimit të ceremonisë, Haxhiu dhe DioGuardi do të mbajnë një deklaratë për media./kp/