Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Magazina

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj në Tarzana, Kaliforni. Sipas policisë, vdekja e saj dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale. Levine e nisi karrierën si aktore në mënyrë […]

Madhësia e shkronjave

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj në Tarzana, Kaliforni.

Sipas policisë, vdekja e saj dyshohet se ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Levine e nisi karrierën si aktore në mënyrë të pazakontë, pasi për më shumë se 20 vjet kishte punuar si bibliotekare shkolle dhe iu drejtua aktrimit vetëm në moshën 60-vjeçare.

Debutimin e bëri në vitin 1988 dhe më pas u shfaq në një numër të madh filmash dhe serialesh.

Ajo u bë e njohur për rolin e Mrs. Thompson në “Gilmore Girls”, derisa luajti edhe në “Everybody Loves Raymond”, disa filma të Adam Sandler dhe “La La Land”.

Në vitet e fundit u shfaq në “Jury Duty” dhe “Thelma”, gjersa roli i saj i fundit ishte në filmin horror “The Cure”, në vitin 2026.

Për Levine aktrimi kishte qenë gjithmonë ëndrra e saj, por nuk e kishte konsideruar një profesion praktik në rini.

Pavarësisht se e nisi karrierën në një moshë të madhe, ajo arriti të ndërtonte një karrierë të gjatë dhe të spikatur në Hollywood. /Telegrafi/