Goditje për Kate Moss, agjencia e saj humb mbi 2 milionë euro në një vit

Magazina

Agjencia e modeleve e themeluar nga Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë financiare që nga krijimi i saj, duke shënuar një rënie prej rreth 2.1 milionë eurosh gjatë vitit të fundit. Sipas llogarive financiare të publikuara së fundmi, kompania, e themeluar në vitin 2014, pa fitimet e mbajtura të bien nga rreth 5.9 milionë […]

Madhësia e shkronjave

Agjencia e modeleve e themeluar nga Kate Moss ka regjistruar humbjen e parë financiare që nga krijimi i saj, duke shënuar një rënie prej rreth 2.1 milionë eurosh gjatë vitit të fundit.

Sipas llogarive financiare të publikuara së fundmi, kompania, e themeluar në vitin 2014, pa fitimet e mbajtura të bien nga rreth 5.9 milionë euro në rreth 3.8 milionë euro deri në korrik të vitit të kaluar.

Agjencia përfaqëson një sërë modelesh të njohura, mes tyre edhe vetë Kate Moss dhe vajzën e saj, Lila Moss, shkruan DailyMail.

Burime pranë supermodeles kanë bërë të ditur se ajo vendosi të krijonte agjencinë pasi ishte lodhur duke paguar komisione të larta ndaj agjentëve të modeleve.

Për më shumë se një dekadë, biznesi kishte shënuar rritje të vazhdueshme, ndërsa kjo është hera e parë që raportohen humbje. Sipas dokumenteve financiare, rënia përkthehet në rreth 41 mijë euro humbje në javë.

Ndërkohë, mediat britanike raportojnë se Kate Moss mund të jetë subjekt i një dokumentari të ri në Netflix.

Projekti, që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, thuhet se po zhvillohet nga një kompani produksioni, e cila shpreson të sigurojë pjesëmarrjen e modeles për të rrëfyer jetën dhe karrierën e saj, pas suksesit të dokumentarëve kushtuar David dhe Victoria Beckham, Kylie Minogue dhe Gordon Ramsay. /Telegrafi/