Ibrahimovic shpërthen pas eliminimit të Belgjikës: Trajneri duhet të ketë turp, ai lojtar se meritoi të luante

Sport

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë të fortë për Fox Sports lidhur me eliminimin befasues të Belgjikës nga Kupa e Botës 2026. Ish-sulmuesi suedez, i cili aktualisht është analist për transmetuesin amerikan, ka drejtuar kritikat kryesore ndaj përzgjedhësit Rudi Garcia, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për humbjen në çerekfinale ndaj Spanjës. Situata u krijua […]

Madhësia e shkronjave

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një deklaratë të fortë për Fox Sports lidhur me eliminimin befasues të Belgjikës nga Kupa e Botës 2026.

Ish-sulmuesi suedez, i cili aktualisht është analist për transmetuesin amerikan, ka drejtuar kritikat kryesore ndaj përzgjedhësit Rudi Garcia, duke e bërë atë përgjegjësin kryesor për humbjen në çerekfinale ndaj Spanjës.

Situata u krijua pas vendimit të teknikut belg për portën. Pas dëmtimit të Thibaut Courtois, Garcia vendosi ta zëvendësonte me Senne Lammens, i cili më pas bëri një gabim vendimtar që ndikoi në eliminimin e Belgjikës.

Ky vendim është kritikuar ashpër, sidomos pas deklaratave të mëvonshme të portierit të Real Madridit, i cili zbuloi se ishte i gatshëm të qëndronte në fushë edhe përkundër shqetësimit fizik.

“Kjo humbje është faji i trajnerit. Ishte vendimi i tij që i kushtoi Belgjikës ndeshjen. Pse e futi Lammensin kur në stol ishte Penders?”

“Vetëm sepse njëri luan për Manchester Unitedin dhe tjetri për Strasbourgun? Nuk mund ta zgjedhësh kështu portierin e një kombëtareje”, deklaroi Ibrahimovic.

Ibrahimovic vazhdoi kritikat duke vlerësuar më lart portierin tjetër belg.

“Penders është shumë më i mirë. Lammens është i mbivlerësuar në këtë nivel. Të gjithë e panë këtë. Është turp. Trajneri kryesor dhe trajneri i portierëve duhet të kenë turp”, përfundoi ai.

Belgjika u eliminua nga Spanja pas humbjes 2-1 në çerekfinale, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Mikel Merino në minutat e fundit të takimit./Telegrafi/