Pamje tronditëse në New York, i riu shmang përplasjen vdekjeprurëse në sekondat e fundit – veturat përfundojnë brenda ndërtesës

Bota

Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan brenda një ndërtese, ndërsa një këmbësor i shpëtoi për mrekulli goditjes. Ngjarja ndodhi në zonën Bedford-Stuyvesant të Bruklinit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin dramatik kur një 20-vjeçar, i veshur me kostum të kaltër, […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York, ku dy automjete u përplasën me shpejtësi të lartë dhe përfunduan brenda një ndërtese, ndërsa një këmbësor i shpëtoi për mrekulli goditjes.

Ngjarja ndodhi në zonën Bedford-Stuyvesant të Bruklinit.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin dramatik kur një 20-vjeçar, i veshur me kostum të kaltër, po ecte në rrugë dhe në sekondat e fundit ndryshoi drejtim, duke shmangur përplasjen me automjetet që dolën jashtë kontrollit.

Sipas policisë, një Cadillac i zi dhe një BMW dyshohet se kaluan në semafor të kuq përpara se të përplaseshin me njëri-tjetrin dhe më pas të godisnin ndërtesën.

Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e mjeteve dhe këmbësori mbetën të lënduar, por ndodhen jashtë rrezikut për jetë.

Shoferi 56-vjeçar i Cadillac-it, Anthony Hayes, është arrestuar dhe përballet me disa akuza, përfshirë drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, shkaktim të lëndimeve trupore me automjet, rezistencë ndaj arrestimit dhe rrezikim nga pakujdesia.

Ndërkohë, shoferi 43-vjeçar i BMW-së, Robert Walker, akuzohet për shkaktim të lëndimeve trupore me automjet, dëmtim të pronës dhe kalim në semafor të kuq.

Përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme edhe në një studio joge që ishte ende në ndërtim dhe ishte planifikuar të hapej më 1 gusht.

Pronari i saj tha se hapja do të shtyhet për shkak të dëmtimeve të mëdha.

“Është e tmerrshme. Është thjesht tronditëse dhe dëmi është masiv. Pyes veten si mund të ndodhë diçka e tillë”, u shpreh ai për mediat lokale. /Telegrafi/