Izraeli e paralajmëroi Trumpin se Irani po planifikonte ta vriste

Bota

Izraeli ndau informacione të reja inteligjence me SHBA-në, të cilat sipas tij tregonin një plan të ri iranian për të vrarë presidentin Donald Trump, thanë njerëz të njohur me çështjen, një zbulim që do të shënonte një përshkallëzim të luftës midis Uashingtonit dhe Iranit. Irani për vite me radhë është zotuar hapur se do të […]

Madhësia e shkronjave

Izraeli ndau informacione të reja inteligjence me SHBA-në, të cilat sipas tij tregonin një plan të ri iranian për të vrarë presidentin Donald Trump, thanë njerëz të njohur me çështjen, një zbulim që do të shënonte një përshkallëzim të luftës midis Uashingtonit dhe Iranit.

Irani për vite me radhë është zotuar hapur se do të hakmerret kundër Trumpit për vrasjen e Qassem Soleimani, i cili ishte një gjeneral i lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, gjatë mandatit të parë të presidentit.

Bëhet e ditur se Shtëpia e Bardhë i referoi gazetës Wall Street Journal komentet që presidenti bëri të mërkurën.

Trump aludoi për kërcënime ndaj jetës së tij kur foli me gazetarët në Ankara të Turqisë.

“Ata duan ta eliminojnë udhëheqësin e SHBA-së, mua”, tha ai.

“Unë jam në çdo listë. E pashë këtë mëngjes, jam në secilën prej listave të tyre. Dhe deri më tani, mendoj se kam qenë pak me fat, por kjo ndoshta nuk zgjat shumë”, shtoi ai.

Marrëdhëniet midis Trumpit dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu janë përkeqësuar në javët e fundit, ndërsa interesat e tyre u ndanë për sa i përket vazhdimit të luftës me Iranin.

Netanyahu ka mbështetur vazhdimin e sulmeve ndaj Iranit dhe arritjen e më shumë objektivave të luftës.

Trump ka kërkuar një rrugëdalje nga konflikti, duke përmendur shqetësimet se ai mund të dëmtojë ekonominë globale. /Telegrafi/