Një 40-vjeçar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Laçit.
Viktima është Ilirjan Lika, 40 vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri pranë portës së banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e para për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./A2 CNN





