Barcelona ka bërë një hap konkret për transferimin e Karim Adeyemit, duke i paraqitur një ofertë zyrtare Borussia Dortmundit për sulmuesin gjerman.
Sipas gazetarit Gerard Romero, negociatat mes dy klubeve janë në zhvillim dhe drejtuesit e Barcelonës presin përgjigjen e klubit gjerman për ofertën e dërguar.
Raportohet se Adeyemi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të kaluar te Barcelona, duke e konsideruar klubin katalanas si destinacionin e vetëm që dëshiron gjatë këtij afati kalimtar.
Barcelona është e vendosur ta transferojë 24-vjeçarin sa më shpejt dhe tani gjithçka varet nga vendimi i Borussia Dortmundit, e cila duhet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo ofertën e katalanasve.
Në ditët në vijim pritet të ketë zhvillime të reja, ndërsa Barcelona shpreson ta mbyllë me sukses një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës. /Telegrafi/






