Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së partisë, duke njoftuar se ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit.
Abdixhiku tha se vendimi nuk pasqyron opinionin e tij personal, por është rezultat i një debati pesë orësh me pjesëtarët e partisë, ku janë diskutuar çdo kritikë, shqetësim dhe mendim.
“Kam marrë hapin më moral që një kryetar mund ta marrë: kam ofruar dorëheqjen time. Kam hapur rrugën për secilin që ka pretendime. Jeni të lirë të garoni; në Kuvend e keni mundësinë. Tani vendimi nuk është më i imi, është i LDK-së,” tha ai.
Kryetari i LDK-së theksoi se nuk është i lidhur pas pozitës, por pas “shtëpisë” së partisë, dhe bëri thirrje që debati dhe vendimmarrja të zhvillohen hapur në Kuvend, duke respektuar institucionet dhe demokracinë e brendshme të partisë.
“Sepse mbi çdo emër është LDK. Dhe kështu na takon të gjithëve,” përfundoi Abdixhiku, duke nënvizuar rëndësinë e përgjegjësisë dhe respektit ndaj vendimeve të partisë.
Abdixhiku reagon pas dorëheqjes së Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së
<div><div><img width="640" height="426" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813709-attachment-1024x682.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Abdixhiku reagon pas dorëheqjes së Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1600" height="1066" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813709-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Abdixhiku reagon pas dorëheqjes së Bajramit nga posti i nënkryetares së LDK-së"></p>Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas dorëheqjes së Hykmete Bajramit nga pozita e nënkryetares së partisë, duke njoftuar se ka ofruar dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit. Abdixhiku tha se vendimi nuk pasqyron opinionin e tij personal, por është rezultat i një debati pesë orësh me pjesëtarët e partisë</div>






