Sot KQZ vendosë për rinumërimin e qindra vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813387-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Sot KQZ vendosë për rinumërimin e qindra vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813387-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Sot KQZ vendosë për rinumërimin e qindra vendvotimeve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit"></p>Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit mund të shpallen pas përfundimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, një zhvillim i papritur mund të ndryshojë planet e këtij instiucioni. FrontOnline mëson se gjatë ditës së martë, KQZ pritet të marrë vendim për rinumërimin e qindra vendvotimeve</div>

Madhësia e shkronjave

Ndonëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte paralajmëruar se rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit mund të shpallen pas përfundimit të ankesave në PZAP dhe Gjykatën Supreme, një zhvillim i papritur mund të ndryshojë planet e këtij instiucioni.
FrontOnline mëson se gjatë ditës së martë, KQZ pritet të marrë vendim për rinumërimin e qindra vendvotimeve të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
“Arsyeja pse do të vendoset për këtë rinumërim është te gjetjet nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2% të vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë ky burim.
Sipas këtij burimi, në këtë raport nga disa vendvotime të verifikuara, rezulton se ka probleme në numërimin e votave të kandidatëve.
Sipas planit të KQZ-së dhe deklarimeve zyrtarte nga ky institucion, shpallja e rezultateve përfundimtare ishte planifikuar të bëhej deri me 19 janar apo ndoshta edhe më shpejt.
Një ditë më parë, i pyetur se kur pritet të shpallen rezultatet përfundimtare, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për media të ndryshme se KQZ është në pritje të përfundimit të shqyrtimit të ankesave për administrimin e numërimit në QNR, të plotfuqishmërisë së vendimeve dhe të zbatimit të tyre, nëse këto vendime e detyrojnë ndonjë gjë KQZ-në.