Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës komunal

Nacionale

<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813077-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës komunal" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1440" height="960" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/813077-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi prezanton kabinetin e ri qeverisës komunal" loading="lazy"></p>Në Vushtrri është mbajtur sot mbledhja e parë e qeverisjes së re komunale, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeverisës, shkruan Gazeta 10. Idrizi tha se ekipi i ri përbëhet nga profesionistë të përkushtuar që do të punojnë me përgjegjësi dhe transparencë për realizimin e projekteve dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.</div>

Madhësia e shkronjave

Në Vushtrri është mbajtur sot mbledhja e parë e qeverisjes së re komunale, ku kryetari Ferit Idrizi prezantoi përbërjen e kabinetit të ri qeverisës, shkruan Gazeta 10. Idrizi tha se ekipi i ri përbëhet nga profesionistë të përkushtuar që do të punojnë me përgjegjësi dhe transparencë për realizimin e projekteve dhe premtimeve të dhëna qytetarëve.
“Kabineti është zgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës sonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, u shpreh ndër të tjera kryetari Idrizi, shkruan Gazeta 10.
Në këtë mbledhje u bë publik edhe përbërja e plotë e kabinetit qeverisës:
Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës
Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime
Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale
Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural
Në fund, kryetari Idrizi uroi punë të mbarë për kabinetin e ri qeverisës në mandatin katërvjeçar që sapo ka nisur./Gazeta 10
Postimi i plotë: