Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut.
“Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga afër gjendjen në gjithë territorin e Gjilanit. Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike, ka intervenuar në disa pika problematike dhe po vazhdon monitorimin e vazhdueshëm për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të qarkullimit”, ka shkruar Hyseni.
Ndërkohë që u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes gjatë lëvizjes.
“U bëj thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe, aty ku është e nevojshme, të shfrytëzojnë rrugë alternative deri në stabilizimin e plotë të situatës”, bëri thirrje Hyseni.
Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike
<div><div><img width="640" height="405" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812718-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="933" height="590" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812718-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Hyseni për situatën në Gjilan: Është intervenuar në disa pika problematike" loading="lazy"></p>Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ekipet emergjente kanë intervenuar në segmentet rrugore të cilat u bënë më vështirë të kalueshme si shkak i reshjeve të shiut. “Për shkak të reshjeve dhe situatës së krijuar në disa segmente rrugore, bashkë me ekipet komunale jemi në terren dhe po e përcjellim nga</div>






