Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim

Nacionale

<div><div><img width="640" height="393" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812244-attachment-1024x628.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1087" height="667" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812244-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Njoftimi i komunës: Të gjitha rrugët në Malishevë janë të hapura për qarkullim" loading="lazy"></p>Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore. Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.
Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët.
Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.
Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.
“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati.
Komuna e Malishevës po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur mund të ketë ngrica në rrugë.