Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="359" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812068-attachment-1024x575.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1245" height="699" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/812068-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë"></p>Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës. Pjesa e masivit shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”. Strukturat</div>

Madhësia e shkronjave

Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës.
Pjesa e masivit shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”. Strukturat e emergjencës po punojnë për largimin e dherave dhe rikthimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë policia njofton qytetarët që për shkak të këtyre kushteve të vështira, edhe rruga në këtë aks funksionon me një sens lëvizjeje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, konkretisht në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, funksionon me një sens lëvizjeje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.
Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.
Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.
Gjithashtu, apelon për vëmëndje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor”.