Sulmuesi anësor i Arsenalit, Noni Madueke ka bërë një nga huqjet më të mëdha të viteve të fundit në fitoren e Anglisë ndaj Kosta Rikës mbrëmjen e së mërkurës.
Anglia e mposhti bindshëm Kosta Rikën me rezultat 3-0 në Orlando në ndeshjen e tyre të fundit përgatitore para Kupës së Botës 2026.
Shënuesit e anglezëve ishin Declan Rice në minutën e 9-të për 1-0, Anthony Gordon në minutën e 68-të nga penalltia për 2-0 dhe Ollie Watkins në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 3-0.
Megjithatë, fitorja e ‘Albionëve’ mund të ishte edhe më e thellë, pasi lojtarët e Thomas Tuchel humben shumë raste.
Njëri nga ta që vodhi gjithë vëmendjen ishte ai i minutës së 36-të, kur Anglia ishte në në epërsi 1-0 dhe mund ta dyfishonte atë.
Por, Madueke nuk mendoi kështu duke humbur golin në portën e zbrazët edhe përkundër se kaloi portierin.
Kjo huqje u bë shpejt virale me tifozët e futbollit duke mos e besuar atë që shihnin. /Telegrafi/






